Lajme

Cila është droga e re që u zbulua sot në Kosovë dhe që Sveçla tha se është e rrezikshme?

05/23/2022 18:40
nga:G B

Dy aksione të Policisë sot kanë zbuluar dy laboratorë të drogës, një në Ferizaj dhe një në veri të Mitrovicës.

Në aksionin në Ferizaj u arrestuan 10 persona dhe u konfiskuan mbi 68 kg drogë, raporton Gazeta Blic.

E në këtë aksion u zbulua droga sintetike, për të cilën ministri i brendshëm, Xhelal Sveçla tha se kjo lloj droge është jashtëzakonisht e rrezikshme për shëndetin dhe jetën e njeriut./Gazeta Blic/