Sporti

Ancelotti ‘feston’ bashkë me Milanin: Urime Milani i madh

05/22/2022 23:18
nga:E K

Trajneri i Realit Carlo Ancelotti ka festuar suksesin e ish-skuadrës së tij, Milanit me anë të një postimi në rrjetet sociale ku uron kuqezinjtë për fitoren e titullit të 19-të.

62-vjeçari ka rishpërndarë në “Twitter”, postimin e klubit për suksesin në Serinë A që mungonte prej 11 vitesh.

“Forca Milani i madh! Urime!”, ka shkruar Ancelotti.