Më herët u publikua lajmi për mëditjet që i merr kryeministri Albin Kurti dhe zyrtarët e qeverisë, gjatë vizitës në SHBA.
Por, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë se Kryeministri Kurti nuk merr mëditje dhe kjo me vullnet e dëshirë të tij, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Kurti nuk ka marrë mëditje në asnjë udhëtim që kur është zgjedhur kryeministër për herë të parë.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Kryeministri Kurti nuk merr mëditje.
Sipas ligjit edhe mund t’i takojnë, por ai me vullnet dhe dëshirë nuk pranon mëditje për udhëtimet jashtë vendit.
Nuk ka marrë mëditje në asnjë udhëtim që prej kur është zgjedhur për herë të parë Kryeministër, ashtu po vepron edhe tani.


