Sporti

Klopp “kërcënon” Realin: Humbja e sotme e Premierligës na e shton dëshirën për ta fituar Ligën e Kampionëve

05/22/2022 20:50
nga:E K

Manchester City u shpall sot kampion i Anglisë.

Citizens po humbisnin 0-2 nga Aston Villa, por rikthyen rezultatin për pesë minutat duke fituar me rezultat 3-2, shkruan GazetaBlic Sport.

Në anën tjetër edhe Liverpooli fitoi me rezultat 3-1 ndaj “Ujqërve” por ishte e pamjaftueshme për t’u shpallur kampion pasi City arkëtoi 3 pikët e plota.

Pavarësisht humbjes, Klopp u shpreh i motivuar në lidhje me finalen e Ligës së Kampionëve, duke thënë se humbja e sotme i shton edhe më shumë apetitin Liverpoolit për Champions League.

“Humbja e sotme e Premierligës na shton edhe më shumë dëshirën për të fituar Ligën e Kampionëve”, u shpreh gjermani.

Liverpool luan me Real Madridin në finalen e Champions League me 28 maj në Paris.

/GazetaBlic Sport/