Kanë përfunduar ndeshjet e xhiros së fundit të Superligës së Kosovës.
Fati i kampionit të Kosovës dhe ekipeve që do marrin pjesë në Evropë veçse ishte i caktuar, kurse duelet më interesante ishin ato të skuadrave që luftuan deri në fund për mbijetesë, shkruan GazetaBlic Sport.
Prishtina arriti fitore ndaj Llapit në udhëtim me rezultat 1-2 falë dy golave të Mankendas, kurse për Llapin shënoi Veliu.
Malisheva nuk ka arritur të shënoi fitore ndaj Dukagjinit e cila poashtu siguroi mbijetesën me këtë barazim, kurse skuadra e Malishevës do të duhet të luajë në barazh.
Ndeshja mes Malishevës dhe Dukagjinit përfundoi me rezultat 0-0.
Malisheva do përballet me Vushtrrinë në ndeshjen e barazhit e cila synon promovimin në Superligën e Kosovës.
Këto janë rezultatet e të gjitha takimeve:
Drita – Ulpiana 5:0
Ballkani – Gjilani 2:0
Feronikeli – Drenica 2:3
Llapi – Prishtina 1:2
Malisheva – Dukagjini 0:0.
/GazetaBlic Sport/


