Lajme

Gjendet trupi i pajetë, i mbytur në lumin e fshatit Deiq të Klinës

05/22/2022 16:33
nga:G B

Është gjetur trupi i pajetë i qytetarit që mëngjesin e sotëm ka rënë në lumë në fshatin Deiq të Klinës.

Lajmin e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

Ai bëri të ditur se trupi i viktimës është gjetur 500 metra nga vendi ku peshkatarët e kishin parë në lumë.

Gashi shtoi se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar dhe se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për oduksion në IML.

“Nga ana e prokurorit, rasti është cilësuar hetim i vdekjes”, tha Gashi.