Lajme

Gratë e burgosura në Lipjan bëjnë mbjelljet pranverore

05/22/2022 10:22
nga:Q R

Në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan të burgosurat po vazhdojnë me rutinat dhe aktivitete e tyre të përditshme.

Në kuadër të punës së organizuar nëpër institucione korrektuese, të burgosurat në këtë qendër kanë filluar të bëjnë mbjelljet pranverore, siç janë mbjellja e specave dhe domateve.

“E gjithë puna është kryer nga të burgosurat e kësaj qendre, ndërsa është udhëhequr dhe mbikëqyrur nga Njësia Ekonomike SHKK-së dhe stafi i Qendrës Korrektuese për Femra në Lipjan”, thuhet në njoftim.