Sporti

Shënoi sukses historik në Turqi, boksierja Donjeta Sadiku do të pritet me ceremoni

05/22/2022 10:14
nga:L J

Donjeta Sadiku ditë më parë ka shënuar histori duke u bërë kampione e bronztë botërore në Kampionatin Botëror për senior të mbajtur në Stamboll të Turqisë.

Ajo aterojë në mbrëmje në Aeroportin e Prishtinës.

Kurse, në finalen e turneut ndërkombëtar “Lah Nimani”, e cila organizohet sot nga Federata e Boksit e Kosovës, do të bëhet pritja dhe përurimi i saj, në Palestrën e Sportit “1 Tetori” në Prishtinë, duke filluar nga ora 12:00.

Të pranishëm do të jenë edhe përfaqësuesit e MKRS, si dhe KOK.