Lajme

Policia me detaje për vdekjen e të miturit nga Vushtrria

05/22/2022 09:10
nga:Q R

Një i mitur është gjendur pa shenja jete në dyshemenë e shtëpisë së tij nga vëllai i tij, teksa na policia kjo është cilësuar si vdekje e dyshimtë.

Policia ka bërë të ditur se njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës.

“Trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në IML për Obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet nën raportin e policisë.