Lajme

PSG përmbyllë sezonin me fytyrë kampioni – Mbappe shkëlqen me hetrik, Di Maria u jep lamtumirë fansave

05/21/2022 22:54
nga:E K

PSG përmbylli sezonin në Ligue 1 në mënyrë fantastike.

Skuadra nga kryeqyteti i Francës të cilët veçse ishin shpallur kampion i Ligue 1 fituan sot ndaj Metz me rezultat 5-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Mbappe me hetrik (25′,28 dhe 50) si dhe Neymar dhe Di Maria shënuan për fitoren e thellë të Parisit.

Vlen të theksohet se argjentinasi Di Maria i dha lamtumirën klubit francez sot, aty ku kalo 7 vite që nga transferimi i tij nga Man United në vitin 2015.

/GazetaBlic Sport/