Sporti

Zyrtare: La Liga denoncon PSG në UEFA për rinovimin e kontratës së Mbappes

05/21/2022 20:45
nga:E K

Çështja e rinovimit të Mbappes me PSG ka shkaktuar valë të forta reagimesh në futbollin botëror.

Mbappe ka fituar shuma marramendëse për rinovimin e tij që flitet se shkojnë deri në 400 milionë euro, shkruan GazetaBlic Sport.

Më të zemëruarat në këtë çështje janë padyshim Real Madrid dhe La Liga.

Pas reagimit të presidentit të La Liga’s i cili e quajti pronarin e PSG më të rrezikshëm se Superliga evropiane, tani edhe zyrtarisht liga spanjolle e ka denoncuar PSG në UEFA.

“Ky është skandal. Ne do ta adresojmë çështjen në UEFA, autoritetet franceze dhe ato evropiane”.

/GazetaBlic Sport/