Sulmuesi i Leipzig, Christopher Nkunku ka ngjallur intreresim të madh të skuadrave evropiane.
Sulmuesi i gjigantit gjerman ka impresionuar me paraqitjet e tij duke shënuar 20 gola dhe 15 asistime në 34 paraqitje, shkruan GazetaBlic Sport.
Mediat gjermane raportojnë se Bayern Munich ka shprehur interesim për sulmuesin e skuadrës rivale.
Përveç Bayernit interesim ka pasur edhe nga skuadra të tjera nëpër Evropë, por sulmuesi ka ende kontratë me Leipzig deri në vitin 2024.
/GazetaBlic Sport/


