Lajme

Nesër bëhen homazhe në Burgun e Dubravës

05/21/2022 19:03
nga:Genita C

Nesër do të bëhen homazhe në burgun e Dubravës për nderim të të vrarëve, të plagosurve dhe të mbijetuarve të kësaj masakre.

Sipas njoftimit të fundit, hyrja në burgun e Dubravës do të fillojë nga ora 11:30, raporton GazetaBlic.

NJOFTIMI I PLOTË:

Njoftojmë të gjithë ish të burgosurit, familjarët e të vrarëve dhe të mbijetuarve të masakrës së Dubravës si dhe të gjithë të interesuarit se me datën 22.05.2022 (e diel), duke filluar nga ora 12:00, do të bëhen homazhe në nderim të të vrarëve, të plagosurve dhe të mbijetuarve të masakrës në Burgun e Dubravës, e cila ka ndodhur 23 vjet më parë, (19-24 maj 1999).

Hyrja në hapësirën e burgut të Dubravës do të fillojë nga ora 11:30.

Mirëpresim mediet që ta pëcjellin këtë ngjarje.