Lajme

Kosova uron Malin e Zi për Pavarësinë: Të gëzuar që ju kemi fqinj

05/21/2022 18:18
nga:Genita C

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës e ka uruar shtetin fqinj të Malit të Zi për Ditën e Pavarësisë.

MPJ shkruan se Kosova mezi pret që edhe më shumë t’i forcojë lidhjet me shtetin malazez.

“Republika e Kosovës është e lumtur që ju ka fqinj dhe mezi pret që të forcojë lidhjen tonë që kemi mes shteteve tona dhe më e rëndësishmja, traditën mes njerëzve tanë të mirë”.