Liria dhe Vushtrria do të ballafaqohen në ndeshjen e barazhit mes dy ekipeve që kanë përfunduar në vendin e dytë në grupin A dhe B të Ligës së Parë.
Përballja e barazhit do të zhvillohet sot në stadiumin “18 qershori” të Klinës, përcjell GazetaBlic Sport.
Liria do të jetë në cilësinë e vendasit në këtë ndeshje dhe simpatizuesit e saj do të jenë në tribunë Perëndimore, ndërsa simpatizuesit e Vushtrrisë në tribunën Lindore të stadiumit.
Fituesi i ndeshjes Liria-Vushtrria ndeshet me ekipin që përfundon në pozitë të tetë të Superligës stinorin, më datë 28 maj në “Zahir Pajaziti” të Podujevës.
Ja formacionet zyrtare të ndeshjes që fillon në ora 15:00.
LIRIA XI: Daylan Haywes; Visar Berisha, Rroni Gashi, Viktor Kuka, Ermal Vitija; Diellor Beseni, Donart Sheqerolli, Fitim Susuri, Altin Aliu, Liridon Fetahaj; Astrit Berisha.
VUSHTRRIA XI: Petrit Tahiri; Edon Pasoma, Ismet Caka, Etrit Halimi, Vigan Rexhaj; Bashkim Shala, Dior Zabërgja, Taulant Avdyli, Daut Maxhuni; Uendi Vecaj dhe Labinot Osmani.


