Sporti

Festojnë “çmendurisht”, drejtuesit e PSG’së organizojnë “party” për qëndrimin e Mbappes

05/21/2022 14:18
nga:Mergim Rreci

Kylian Mbappe do të vazhdojë karrierën e tij tek skuadra e PSG’së.

Ai e ka refuzuar ofertën e Real Madridit, duke vendosur të qëndrojë tek skuadra franceze, shkruan GazetaBlic Sport.

Lajmin e ka dhënë eksperti i transferimeve, Di Marzio, me zyrtarizimin që vjen së shpejti.

Klubi ka organizuar një “party” për ta festuar qëndrimin e tij, event ky që do të mbahet pas ndeshjes ndaj Metz.