Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka konfirmuar se mesfushori Isco do të largohet pas sezonit.
Ancelotti thotë se mesfushori do të largohet këtë verë, përcjell GazetaBlic Sport.
“Karriera e Iscos me Real Madridin përfundon sot,” u tha ai gazetarëve. “Dhe ka qenë një karrierë e shkëlqyer.”
Në të vërtetë, spanjolli bëri shifra masive gjatë kohës së tij me Blancos – edhe pse dëmtimet dhe rënia e formës në fund të kontratës të tij i hoqën atij më shumë rezutlate të arritura në aspektin individual.



