Trajneri i Interit, Simone Inzaghi tha se sezoni i Nerazzurrëve ka qenë një sukses pavarësisht nëse ata e fitojnë titullin apo jo.
Skuadra e tij shkon në ndeshjen e fundit të sezonit duke e ditur se vetëm një fitore në shtëpi ndaj Sampdorias do t’u japë atyre çdo shans për të fituar Serinë A – dhe madje edhe atëherë ata do të kishin nevojë që Milani të humbiste në Sassuolo, përcjell GazetaBlic Sport.
Duke folur në një konferencë shtypi përpara ndeshjes së tyre, Inzaghi tha “Ne kemi fituar dy kupa, jemi paraqitur mirë, jemi rikthyer në 1/16 e Ligës së Kampionëve dhe po luftojmë për titullin në ditën e fundit të sezonit. Unë shoh shumë arsye për të qenë i kënaqur me sezonin”.
“Fati ynë nuk është në duart tona, por ne ende duhet të mposhtim Sampdorian dhe ne duhet ta marrim këtë lojë seriozisht, si gjithë të tjerët.”
Interi kishte në kontroll fatin e tij deri në ndeshjen e 34-të, kur pësoi një humbje shokuese jashtë Bologna-s.
Humbja i la ata dy pikë prapa një skuadre të pamëshirshme të Milanit që është në një seri prej pesë ndeshjesh me fitore në Serie A.
Fitorja 2-1 e Milanit ndaj Interit në shkurt i dha kuqezinjve avantazhin në ndeshjet direkte që do të thotë se ata do të ishin kampionë nëse dy skuadrat përfundojnë në nivel me pikë.
/GazetaBlic Sport/


