Liria dhe Vushtrria do të ballafaqohen në ndeshjen e barazhit mes dy ekipeve që kanë përfunduar në vendin e dytë në grupin A dhe B të Ligës së Parë.
Përballja e barazhit do të zhvillohet sot në stadiumin “18 qershori” të Klinës, përcjell GazetaBlic Sport.
Liria do të jetë në cilësinë e vendasit në këtë ndeshje dhe simpatizuesit e saj do të jenë në tribunë Perëndimore, ndërsa simpatizuesit e Vushtrrisë në tribunën Lindore të stadiumit.
Fituesi i ndeshjes Liria-Vushtrria ndeshet me ekipin që përfundon në pozitë të tetë të Superligës stinorin, më datë 28 maj në “Zahir Pajaziti” të Podujevës.
Analizuar tek forma e dy skuadrave në Ligën e Parë, Vushtrria gjatë tërë sezonit kishte 12 fitore, 10 barazime dhe 5 humbje nga 27 ndeshje, kurse Liria kishte 13 fitore, 7 barazime dhe 7 humbje.
Kjo nënkupton që sezonin të dy skuadrat e mbyllen me nga 46 pikë.
/GazetaBlic Sport/


