Ish sulmuesi i Interit, Juventusit, Milanit dhe Atletico Madrid, Christian Vieri, ka komentuar garën e madhe për titullin kampion në Serie A.
Ai tha se Milani ka arritur suksese të jashtëzakonshme në dy vitet e fundit, por edhe Interi ka treguar paraqitje shumë të mira në të gjitha garat, përcjell GazetaBlic Sport.
Milani: Dy vjet punë serioze kanë bërë diferencën. Rrugëtimi i Piolit në fushë dhe ai i Paolo Maldinit në zgjedhjen e lojtarëve janë madhështor: ne kemi nevojë për kampionë që janë gjithashtu burra të një lloji të caktuar. Futbolli nuk është golf apo tenis, është një çështje e ekipit, e mekanizmave, guximit, respektit dhe bujarisë reciproke. Dhe Milani nuk dorëzohet kurrë”.
Interi: E njëjta gjë. Edhe tek Inter u bë punë e madhe, me skuadrën që ka arritur suksese të jashtëzakonshme në të gjitha garat. Deri tani do t’i jepja 10 Milanit dhe 9.5 Interit.”
Titulli kampion: Sytë e gjithë botës janë të përqendruar në këto ndeshje. Nëse do të isha një sulmues i Sassuolos do të jepja shpirtin për të tundur rrjetën e kuqezinjve dhe për të lënë gjurmë. Dhe të njëjtën gjë do të bëja edhe me fanellën e Sampdorias në një Meazza me 75 mijë shikues. Me pak fjalë, motivimet do të jenë shumë të larta si te Sassuolo ashtu edhe te Sampdoria. Dhe ky kampionat ka befasuar disa herë..
/GazetaBlic Sport/


