Liria dhe Vushtrria do të ballafaqohen në ndeshjen e barazhit mes dy ekipeve që kanë përfunduar në vendin e dytë në grupin A dhe B të Ligës së Parë.
Përballja e barazhit do të zhvillohet sot në stadiumin “18 qershori” të Klinës, përcjell GazetaBlic Sport.
Liria do të jetë në cilësinë e vendasit në këtë ndeshje dhe simpatizuesit e saj do të jenë në tribunë Perëndimore, ndërsa simpatizuesit e Vushtrrisë në tribunën Lindore të stadiumit.
‘GazetaBlic Sport’ ka raportuar më herë se do të ketë një numër të madh të tifozëve për këtë takim, me të gjitha biletat që tashmë janë shitur.
Fituesi i ndeshjes Liria-Vushtrria ndeshet me ekipin që përfundon në pozitë të tetë të Superligës stinorin, më datë 28 maj në “Zahir Pajaziti” të Podujevës.
Ky takim zhvillohet me fillim nga ora 15:00.


