Lajme

Biden i uron Vuçiqit rizgjedhjen për President të Serbisë, i kërkon normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën

05/20/2022 22:34
nga:Astrit Gashi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph Biden, ka uruar Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për rizgjedhjen e tij në postin e Presidentit të Serbisë, duke theksuar njëkohësisht se e trimëron Serbinë të ndërmarrë hapa proaktivë, duke përfshirë kompromisin kur është e nevojshme. me qëllim të normalizimit sa më të shpejtë të marrëdhënieve me Kosovën nepërmjet dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Me përfundimin e zgjedhjeve, unë nxisë Serbinë të bëjë përparim në promovimin e paqes dhe stabilitetit në të gjithë rajonin dhe të ndërmarrë hapa proaktivë, duke përfshirë kompromisin kur është e nevojshme, për të normalizuar shpejt marrëdhëniet me Kosovën përmes dialogut të sponsorizuar nga BE. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë ngushtë me ju, Prishtinën dhe partnerët tanë në Bashkimin Evropian për të arritur këtë qëllim të rëndësishëm”, tha Biden në letrë e urimit dërguar Vuçiqit.