Lajme

Forcat ruse qëllojnë Pallatin e Kulturës në Kharkiv

05/20/2022 22:00
nga:Astrit Gashi

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi dje se synimi i forcave ruse është që të vrasin sa më shumë ukrainas.

Për këtë dëshmojnë pamjet sotme e tmerrshme nga Kharkivi, ku Pallati i Kulturës në këtë qytet u qëllua nga një raketë ruse.

Sipas informatave të para, shtatë persona u plagosën, në mesin e tyre edhe një fëmijë 11 vjeçar.