Aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës mbeti jashtë agjendës, teksa sot në Torino të Italisë u mblodhën ministrat e jashtëm të kësaj organizate ndërkombëtare.
Ministria e Punëve të Jashtme e Kroacisë ka reaguar lidhur me këtë duke thënë se Këshilli i Evropës duhet të jetë i hapur për vendet që ndajnë vlera të njëjta me të dhe se mbështesin aplikimin e Kosovës për anëtarësimin, njofton Klankosova.tv.
“Dyert e Këshillit të Evropës duhet të jenë të hapura për anëtarësim të atyre demokracive evropiane që ndajnë vlerat e Këshillit të Evropës dhe janë të gatshme të përmbushin kriteret e anëtarësimit. Në këtë drejtim, Kroacia mbështet aplikacionin për anëtarësim të Kosovës”, thuhet në reagim.
Doors of Council of Europe should be open for accession for those European democracies who share values of @coe and are ready to fulfill the accession criteria.
In that regard, Croatia supports #Kosovo membership application. pic.twitter.com/ORvu8zJl7s
— MVEP/MFEA ?? (@MVEP_hr) May 20, 2022


