Sporti

“Çmendet” PSG, 400 milionë euro për të bindur Mbappen të qëndrojë

05/20/2022 18:15
nga:E K

Kylian Mbappe është epiqendra e merkatos. “L’Equipe” mbrëmë vonë raportoi se të dielën sulmuesi do të zyrtarizojë vendimin për të ardhmen e tij.

Sot ka pasur lajme që sulmuesi është më pranë rinovimit se sa kalimit te Real Madrid, ndërkohë që “Eurosport” publikon detaje të marrëveshjes.

300 milionë euro thuhet se PSG i ofron si bonus nënshkrimi për kampionin e botës.

Përveç kësaj PSG është gati t’i ofrojë një pagë 100 milionë euro, që e bën futbollistin më të paguar në botë.