Sporti

Jurgen Klopp për kalimin e Origit tek Milan: Ai do të mbetet përgjithmonë një legjendë e Liverpool-it

05/20/2022 14:17
nga:Mergim Rreci

Jurgen Klopp ka vlerësuar lart Divock Origin, i cili do t’i bashkohet Milanit pasi t’i skadojë kontrata me Liverpoolin.

Sulmuesi belg 27-vjeçar pritet të përfundojë testet mjekësore me kuqezinjtë pas finales së Ligës së Kampionëve javën e ardhshme dhe ai do të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare me klubin, me vlerë rreth 4 milionë euro neto në sezon plus shtesa, përcjell GazetaBlic Sport.

Duke folur në një konferencë për shtyp sot, Klopp dha mendimet e tij për Origin dhe theksoi rëndësinë e tij për Liverpool.

“Unë pres që ai të marrë një lamtumirë të veçantë. Ai do të mbetet përgjithmonë një legjendë e Liverpool-it. Ishte një kënaqësi të punoja me të. Kudo që të shkojë do të ketë sukses. Të gjithë e duan atë”, tha fillimisht ai.

27-vjeçari Origi shënoi golin e fitores në rikthimin e Liverpool-it në Champions League kundër Barcelonës në maj 2019. Ai gjithashtu shënoi një gol në finale, duke shtuar CV-në e tij mbresëlënëse.

Pavarësisht se luajti një rol të rëndësishëm në Liverpool, sulmuesi belg shënoi 41 gola në 175 paraqitje për klubin, duke qenë një opsion i besueshëm.

/GazetaBlic Sport/