Lajme

Lëndime në qafë, shpinë e duar, mjeku kujdestar jep detaje për gjendjen shëndetësore të prokurorëve të aksidentuar

05/20/2022 10:52
nga:N M

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Gjakovë – Prishtinë, ku është përfshirë një automjet zyrtar i Prokurorisë së Gjakovës.

Nga ky aksident sipas Policisë kanë mbetur të lënduar katër persona, tre prej tyre prokurorë.

Gazeta Insajderi ka kontakuar Spitali i Përgjithshëm ”Isa Grezda” në Gjakovë për të marrë informata lidhur me gjendjen e të lënduarve.

Mjekur kujdestar, Ilir Hasani tha se lëndimet që kanë pësuar të katër persona janë kryesisht ndrydhje si lë në qafë, shpinë dhe duar, mirëpo gjendja e tyre është stabile.

Sipas, Hasanit dy prokurorë dhe shoferi janë liruar nga spitali, vetem një prokuror gjendet për momentin duke marrë trajtim mjekësor.

“Gjendja e tyre eshte stabile, jane ndrydhje ma shume nuk jane lendime qe e rrezikojne jeten e tyre, lendime te qafe duarve shpines. Njeri nga prokuroret gjendjet ne trajtim per momentin te tjerat jane lidhuar”, tha Hasani.

Kjo parti politike përkrah veprimet e SBASHK-u, thotë se Qeveria duhet t`i ndal shantazhet ndaj tyre