Lajme

Kjo parti politike përkrah veprimet e SBASHK-u, thotë se Qeveria duhet t`i ndal shantazhet ndaj tyre

05/20/2022 10:48
nga:N M

Nisma Socialdemokrate që drejtohet nga Fatmir Limaj ka thënë se Sindikata e Bashkuar e Arsimit me të drejt po kërkon që punonjësve të Arsimit t`u rriten pagat, raporton Gazeta Blic.

Sipas tyre, Qeveria e Kosovës duhet të gjej rrugë që bashkë me sindikalistët e Arsimit, të arrihet një marrëveshje për plotësimin e kërkesave të tyre.

Njoftimi i plotë:

Nisma Socialdemokrate përkrah kërkesat dhe veprimet sindikale të SBASHK-ut, sepse kjo kategori ka dhënë kontribut të madh për arsim dhe shtetndërtim në kohët më të vështira dhe se gjendja ekonomike e tyre po përkeqësohet përshkak të mungesës së veprimeve të mirëfillta qeveritare.
Nisma Socialdemokrate kërkon nga Qeveria e Kosovës që të ulet të bisedojë me udhëheqjen sindikale që të shqyrtoj kërkesat e drejta të arsimtarëve dhe të ndal kërcënimet dhe shantazhet ndaj sindikalistëve.
Mësimdhënësit e të gjitha niveleve të arsimit duhet të kenë jetë të dinjitetshme, sepse duhet çmuar kobtributi i madh për çështjen e arsimit dhe asaj kombëtare.