Federata e Futbollit të Anglisë do të hetojë trajnerin e Crystal Palace, Patrick Vieira, pasi ai u përfshi në një grindje me një tifoz pas humbjes 3-2 të së enjtes në Premier League ndaj Evertonit.
Një video e postuar në Twitter dukej se tregonte një fans që provokonte Vieira-n, me këtë të fundit që më pas e goditi atë, përcjell GazetaBlic Sport.
Patrick Vieira kicking an Everton fan to the ground ??? pic.twitter.com/p6fVvYnzTd
— Breezy (@UtdBreezy) May 19, 2022
I pyetur për sherrin pas ndeshjes, Vieira tha: “Nuk kam asgjë për të thënë për këtë”.
Federata e Futbollit ka paralajmëruar se ka nën hetimit tashmë trajnerin francez dhe se një vendim do të merret brenda një kohe të shkurtër.
Të premten në mëngjes, Policia e Merseyside konfirmoi për The Athletic se kishte arrestuar shtatë burra pas raportimeve për çrregullime në natën e ndeshjes.
/GazetaBlic Sport/


