Të paktën katër persona u qëlluan me thikë dhe u plagosën në një sulm në Numedal, në juglindje të Norvegjisë.
Shefi i zjarrfikësve, Kai Redalen ka deklaruar për mediat lokale se policia tashmë ka arrestuar autorin.
Havard Reva, shefi i stacionit policor në Kongsberg, tha për NRK se ende janë duke zhvilluar hetime në lidhje me rastin.
Tre persona janë lënduar më lehtë ndërsa një tjetër është në gjendje më të rëndë, njoftoi policia.


