Të enjten mbrëma, në ndeshjen e dytë të finaleve të Konferencës Lindore në Miami, Boston Celtics shkoi në pjesën e parë me 25 pikë epërsi ndaj Miami Heat.
Ishte diferenca më e madhe e pikëve në pjesën e parë në historinë e Boston Celtics në ndeshjet play off jashtë shtëpisë dhe rezultati përfundimtar nuk ishte befasues: 127-102, përcjell GazetaBlic Sport.
Seria tani është e barabartë 1-1 në ndeshjet e përgjithshme.
Jayson Tatum kontribuoi me 27 pikë, pesë kërcime dhe pesë asistime, Jaylen Brown pati 24 pikë dhe tetë kërcime.
Dy ndeshjet e ardhshme janë planifikuar për në Boston, përkatësisht të shtunën dhe të hënën e ardhshme.
/GazetaBlic Sport/


