Sporti

Haaland me veprim fantastik, dhuron nga një orë për ish bashkëlojtarët e tij

05/20/2022 09:02
nga:Mergim Rreci

Duke u larguar për në Manchester City, Erling Haaland i tha lamtumirë Borussia Dortmundit këtë të premte dhe, sipas Bild, ishte mjaft bujar kur erdhi koha për të thënë lamtumirë.

Gazeta gjermane raporton se sulmuesi norvegjez i ofroi secilit lojtar në skuadër një orë Rolex Submariner, secila me vlerë 15,000 euro, por stafi gjithashtu nuk u harrua dhe të gjithë elementët e mbështetjes teknike dhe ekipore morën nga duart e Haaland nga një Omega orë, në një model me vlerë rreth 7 mijë euro, përcjell GazetaBlic Sport.

Prandaj Haaland do të ketë shpenzuar një shumë të madhe, por sigurisht jo relevante për ata që në Manchester City do të kenë një pagë mbretërore prej 21 milionë eurosh në vit.

/GazetaBlic Sport/