Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka folur për vizitën e kryeministrit Kurti në SHBA.
Sipas, Selmanajt Selmanaj Kosova nuk ka asnjë benefit nga kjo vizitë, dhe se ai po i realizon ëndrrat e tij të kahmotshme.
“Unë mendoj që nga kjo vizitë e Kurtit nuk ka asnjë benefit Kosova, pos benefitit të tij përsonal duke i realizu ëndrrat e tij të kamotshme. Nuk punohet kështu, nëse do të kishte qëllime të tilla do të duhej të ishin njerëz të kësaj fushe, kompani të kësaj fushe ne Kosovë që do ta shoqëronin këtë, jo vetëm me kabinetin dhe eskortën e tij sepse këta lidhje nuk kanë për atë punë”, tha Selmanaj në Prime Time, të Kanal10.


