Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e LDK-së Rrezarta Krasniqi, ka reaguar ndaj gjuhës së përdorur nga ana e Ministrit të Financave Hekuran Murati, ndaj deputetes Vlora Dumoshi.
Krasniqi, e ka quajtur të ulët dhe të patolerueshme sjelljen e Ministrit Murati, derisa ka kërkuar nga ai kërkim falje.
“E ulët dhe e patolerueshme ishte sjellja e sotme e Ministrit të Financave Hekuran Murati në raport me deputeten Vlora Dumoshi
Ministri Murati duhet që sa më parë të kërkoj falje për sjelljen arrogante e cila nuk duhet të ketë vend brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës”, tha Krasniqi.
Sipas saj të njëjten kërkesë duhet tia bëjë Ministrit Murati, edhe kryetarja e Grupit të Grave deputete Tinka Kurti, e cila vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Të njëjten duhet ta kërkoj edhe kryetarja e Grupit të Grave deputete Tinka Kurti. Në të kundërten, ndihem e detyruar për të pezulluar aktivitetin tim brenda këtij grupi”, u shpreh ajo, në një reagim në Facebook.