Sporti

Përfundon pjesa e parë e super ndeshjes Peja – Trepça, ky është rezultati

05/19/2022 21:21
nga:L J

Ka përfunduar pjesa e parë e takimit gjysmëfinal të Play Offit në basketboll mes Pejës dhe Trepçës që po zhvillohet në Palestrën Karagaçi.

Skuadra mitrovicase, Trepça ka shkuar në pushim me epërsi ndaj Pejës me rezultatin 32-45, shkruan GazetaBlic Sport.

Purvis, Hajrizi dhe Gordon tek Trepça ishin shumë të disponuar për lojë.

Hajrizi ka shënuar 11 pikë, teksa ka bërë edhe 1 asistim.

Tek Peja më i disponuari ishte Fells me 10 pikë.

/GazetaBlic Sport