Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi ka reaguar ndaj gjuhës së përdor sot në Kuvendin e Kosovës, nga Ministri i Financave, Hekuran Murati drejtuar deputetes së LDK-së, Vlora Dumoshit, raporton GazetaBlic.
Bytyqi thotë se është e patolerushme dhe shumë e ulët sjellja e Ministrit.
Sipas saj, një gjuhë e tillë nuk ka vend në Parlament dhe Murati duhet të kërkoj falje menjëherë.
“E patolerueshme dhe tejet e ulët sjellja e sotme e ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati kundrejt deputetes së LDK-së, znj.Vlora Dumoshi. Kjo arrogancë, nuk ka vend në Parlament dhe është zhgënjyese që një ministër zgjedh sulmin para argumenteve. Distancohem nga Grupi i Grave Deputete derisa të reagojë kryesuesja e këtij Grupi, Tinka Kurti dhe Z. Murati, të kërkoj falje për gjuhën e përdorur!”, ka shkruar Bytyqi në “Facebook”.


