Sporti

Xavi nuk llogaritë në shërbimet e Pjanic – skuadra italiane në kërkim të boshnjakut

05/19/2022 18:55
nga:E K

E ardhmja e Miralem Pjanic duket të jetë larg Barcelonës.

Trajneri spanjoll, Xavi Hernandez, nuk llogaritë në shërbimet e mesfushorit boshnjak për sezonin e ri, shkruan GazetaBlic Sport.

“Katalan Sport” raporton se Napoli është e interesuar për shërbimet e tij dhe do të përpiqet të nënshkruajë me të.

Pjanic është aktualisht në huazim te Besiktas, kurse do të kthehet në Barcelonë në fund të sezonit për të vendosur për fatin e tij.

/GazetaBlic Sport/