Fituesi i titulli të Serie A do të vendoset në ndeshjen e fundit të sezonit.
Milan aktualisht prinë tabelën me dy pikë më shumë se Inter, të cilët janë rivalët e vetëm të “Rossonerëve” për t’ua rrëmbyer Scuddeton nga duart këtë sezon, shkruan GazetaBlic Sport.
Napoli e cila ishte në garë deri në javët e fundit të Serie A tashmë ka humbur matematikisht gjasat për t’u shpallur kampion.
Mbrojtësi kosovar i Napolit, Amir Rrahmani u ka kërkuar falje tifozëve për mundësinë e humbur që të shpallen kampion në këtë edicion.
“Ndihem keq që nuk e fituam Scudetton këtë vit, por sezoni është pozitiv. Ky është viti i parë që kam luajtur kaq shumë, si me Napolin ashtu edhe në kombëtare. Kam shënuar edhe 4 gola dhe ishte një vit shumë pozitiv për mua. Por në përgjithësi, sezoni i skuadrës ishte pozitiv sepse rifituam zonën e Champions League. Sigurisht që ka keqardhje sepse pozita në tabelë mund të ishte edhe më e mirë. Paguam rëndë disa dëmtime gjatë muajve por edhe disa ndeshje në të cilat mund të mblidhnim më shumë pikë. Në pjesën e dytë të kampionatit duhet të kishim fituar disa sfida që i lamë jashtë kontrollit. Na vjen keq sepse do të kishte qenë një ëndërr për ne që të fitonim kampionatin”, tha kapiteni i Kosovës.
SPALLETTI –
“Ai na dha një lojë precize dhe personalisht u rrita shumë me të, sepse ai më ndihmoi edhe në pozicionim. Jemi mbrojtja më e mirë në kampionat dhe ky është një rezultat i mirë”, shtoi ai.
E ARDHMJA –
“Ne presim të përmirësohemi dhe të jemi në gjendje të luftojmë. Ne duam shumë të fitojmë Scudetton dhe duam për ne atë që ëndërrojnë tifozët. Ne e ndiejmë dashurinë e fansave të Napolit çdo ditë dhe duam t’i japim një gëzim të madh popullit tonë”, përfundoi Rrahmani.
/GazetaBlic Sport/


