Alarme për bombë në ditët e fundit kanë alarmuar Policinë e Kosovës.
Target ishin institucionet arsimore, rektorati i Universitetit të Prishtinës të martën dhe një ditë më pas shkolla “Xhevdet Doda” në Prishtinë.
Mesazhet se do të ketë bombë në këto dy vende ishin bërë përmes postës elektronike, derisa alarmet rezultuan të jenë të rrejshme.
Lidhur me këto kërcënime për bombë, eksperti i sigurisë, Drizan Shala, në një prononcim për Gazeta Blic, ka thënë se fillimisht duhet pyetur se a kanë lidhur të gjitha këto alarme për bomba me njëra tjetrën.
Ai ngre pikëpyetje për alarmin për bombë në Rektorat se mund të lidhet me vizitën e presidentit të Malit të Zi, derisa kërcënime të tilla ka edhe në këtë shtet.

“Alarmi për mjet shpërthyes në Rektorat një ditë para vizitës së Presidentit Malit të Zi në Kosovë a ishte një mesazh edhe për të, duke ditur që edhe Mali i Zi është ballafaquar me kërcënime të tilla në mjete eksplozive në shkolla, që të ndryshojë qasjen e tij në raport me politikën e tij të zhvilluar përgjatë këtyre viteve”, është shprehur ai.
Shala vlerëson se pas këtyre sulmeve mund të qëndrojnë Rusia e Serbia, të cilat duan të japin mesazhe se nuk duhet të ndihemi të sigurt.
“Alarmi për mjet shpërthyes në një shkollë të kryeqytetit në ditën e vizitës së Presidenti Malit të Zi në Prishtinē, mund të nënkuptohet si lidhje në më se alarmit në Rektorat me atë të shkollës. Dhe duhet të ri-kthehemi të pjesa e parë se mos është kjo një fazë të përdorur nga ana e Serbisë/Rusisë që përmes këtyre alarmeve të japin një mesazh që nuk mund të ndiheni të sigurt në qytetet e juaja (Prishtinë, Podgoricë, ndërsa Beogradi është përdorur vetëm si alibi nga ana e këtyre strukturave të Serbisë/Rusisë)”, thekson eksperti i sigurisë për Gazeta Blic.
Ai shton se për shkak të situatave të tilla duhet të jemi vigjilent dhe me institucionet e sigurisë dhe EULEX-in e KFOR-in./Gazeta Blic/


