Lajme

Këshilltari i Kurti si shefi i tij – Nuk flet për rritje pagash në arsim, akuzon rëndë Rrahman Jasharajn

05/19/2022 14:28
nga:G B

Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Jusuf Ulaj ka reaguar pas paralajmërimit të SHBASHK-ut për bojkot të mësimit nesër, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ky është edhe një vikend i zgjatur për mos punë, derisa ka akuzuar Rrahman Jasharin për bojkot të mësimit.

Ai ka pyetur se kur do të kompensohet orët e humbura, derisa nuk ka folur për rritje pagash në arsim.

Postimi i tij në Facebook:

I kishim disa të hëna rresht në dy muajt e fundit që nuk punuan institucionet publike, duke përfshirë edhe instit. e arsimit. Është humbur goxha kohë në përmbushjen e planprogrameve. Nesër, ditë e premte, më urdhër të z. Jasharit bojkotohet përsëri mësimi – edhe një vikend i zgjatur për mospunë.

Kur do të kompensohen gjithë këto orë të humbura?

Kush qëndron pas këtij dënimi të fëmijëve?