Sporti

Tifozët e Milanit të pakënaqur me delegimin e gjyqtarit Doveri, ishte fotografuar me një çantë që përmbante logon e Interit

05/19/2022 13:48
nga:Mergim Rreci

Serie A vjen në këtë fundjavë me xhiron e fundit.

Një sezon fantastik që nuk ka ende një skuadër kampione, por që do të mësohet pikërisht në këtë javë, pëcjell GazetaBlic Sport.

Sassuolo – Milan dhe Inter – Sampdoria, janë dy takimet që do të vendosin për fatin e titullit.

Daniele Doveri është caktuar si gjyqtar kryesor i ndeshjes në “Mapei Stadium”, atje ku “Rossonerët” kanë nevojë për vetëm një pikë.

Në anën tjetër, takimin në“Giuseppe Meazza” do ta drejtojë Marco Di Bello.

Tifozët e Milanit nuk kanë mbetur aspak të lumtur me këtë vendim, kjo për shkak se Doveri ishte fotografuar gjatë një udhëtimi me një çantë që përmbante logon e Interit.