Pas Britanisë, e cila më 7 maj raportoi rastin e parë të lisë së majmut, për të konfirmuar edhe gjashtë raste tjera mëpas, sot edhe autoritetet në Portugali kanë konfirmuar 5 raste të infeksionit me këtë sëmundje të rrallë.
Edhe shërbimet shëndetësore të Spanjës po testojnë tetë raste të mundshme, pasi Britania e vendosi Evropën në alarm për virusin, shkruan Reuters.
Pesë pacientët portugezë, nga 20 raste të dyshuara, janë të gjithë në gjendje stabile shëndetësore. Ata janë të gjithë të gjinisë mashkullore dhe të gjithë jetojnë në rajonin e Lisbonës dhe Luginën e Tagus, theksuan autoritetet shëndetësore.
Asnjë nga tetë rastet e dyshuara në Spanjë nuk është konfirmuar ende, ka thënë Ministria spanjolle e Shëndetësisë.
Lija e majmunëve është një infeksion i rrallë viral i ngjashëm me linë e njeriut, megjithëse më i lehtë, i regjistruar për herë të parë në Republikën Demokratike të Kongos në vitet 1970. Numri i rasteve në Afrikën Perëndimore është rritur në dekadën e fundit.
Simptomat përfshijnë ethe, dhimbje koke dhe skuqje të lëkurës që fillojnë në fytyrë dhe përhapen në pjesën tjetër të trupit.
Nuk është veçanërisht infektive midis njerëzve, theksuan autoritetet shëndetësore e Spanjës, dhe shumica e të infektuarve shërohen brenda pak javësh, megjithëse janë raportuar edhe raste të rënda.


