Lajme

Kryeministrja e Finlandës: Pas anëtarësimit në NATO nuk do të stacionojmë armë bërthamore në territorin tonë

05/19/2022 11:21
nga:Astrit Gashi

Çështja e vendosjes së bazave të NATO-s dhe armëve bërthamore në Finlandë nuk do të jetë temë diskutimi pas anëtarësimit të vendit në NATO, ka thënë kryeministrja finlandeze, Sana Marin.

“Nuk është kjo tema e bisedës”, theksoi ajo në një intervistë për gazetën italiane “Corriere della Sera”.

Sipas Marin, gjithçka varet nga vendimet kombëtare të vendit, ngase askush nuk mund t’i imponojë Finlandës diçka që populli nuk e dëshiron.

Ajo është e sigurt se pas anëtarësimit të vendit në NATO, Finlanda do të ruajë statusin e ndërmjetësit në proceset ndërkombëtare, gjë që e dalloi atë ndërkohë që ishte neutrale.

“Ne kemi qenë në luftë me fqinjët Rusinë në të kaluarën dhe kemi një histori komplekse me ta. Ne e bëmë këtë zgjedhje për të mbrojtur kombin tonë dhe fëmijët tanë,” tha Marin.

Ajo theksoi se duhet diskutuar për Turqinë, e cila kundërshton hyrjen e Finlandës dhe Suedisë në NATO.