Golden State Warriors ka fituar finalen e parë të Konferencës Perëndimore të NBA, duke mposhtur Dallas Mavericks 112-87 në San Francisko.
Stephen Curry, me 21 pikë dhe 12 kërcime, ishte më i miri në fushë për Warriors, përcjell GazetaBlic Sport.
Në anën tjetër, Luka Doncic ishte më i miri tek Dallasi, duke realizuar 20 pikë.
Jordan Poole dhe Klay Thompson shtuan përkatësisht 19 dhe 15 pikë, për të vulosur triumfin.
Golden State Warriors marrin epërsinë 1:0 në finalen e Konferencës Perëndimore, ku skuadra më e mirë nga shtatë ndeshje shkon tutje.
/GazetaBlic Sport/


