Lajme

Detaje të reja rreth aksidentit të autobusit nga Kosova në Austri: 20 të lënduar, tre prej tyre në gjendje më të rëndë (FOTO)

05/19/2022 09:12
nga:Astrit Gashi

Një aksident, në të cilin ka qenë i përfshirë një autobus nga Kosova, i cili po udhëtonte për në qytetin gjerman, Hanover, ka ndodhur në autostradën perëndimore, në afërsi të qytetin austriak, Eugendorf, kanë raportuar mediet austriake, përcjellë Gazeta Blic.

Sipas informacioneve fillestare, rreth 20 udhëtarë janë lënduar. Në vendin e ngjarjes u dërguan menjëherë ekipet shpëtimtare dhe zjarfikësit.

“Aktualisht kemi të dhëna se 3 udhëtarë kanë pësuar lëndime më të rënda, ndërsa 16 të tjerë lëndime të lehta. Aktualisht nuk kemi informata për të vdekur”, tha zëdhësi i Kryqit të Kuq, Robert Thanner.

Aksidenti ndodhi rreth orës 03:00 mes nyjeve Salzburg-Nord dhe Wallersee (komuniteti i Eugendorf im Flachgau), në rrugën të Vjenës. Në vendin ku ndodhi aksidenti kanë qenë duke u zhvilluar punime në anën korsinë e kundërt të rrugës. Autobusi me rreth 25 udhëtarë, edhe pse fillimisht u raportua se ishin 50 udhëtarë, ka të ngjarë të jetë përplasur me shtyllën ndarëse të betonit dhe arsyet se pse ka ndodhur përplasja ende janë të paqarta, tha zëdhënësi i policisë, Hans Wolfsgruber.

“Ishin rreth 25 persona në autobus,” tha komandanti i ekipit të shpëtimit, Hermann Gerstgraser. Sipas tij, tre persona kanë pësuar lëndime të rënda, ndërsa 16 të tjerë lëndime të lehta.

Të gjithë të lënduarit janë dërguar në spitalin e Salzburgut. Për tetë udhëtarët tjerë, të cilët nuk kanë pësuar lëndime, po përkujdeset ekipi për ndërhyrje në situata të krizave.

Sipas Ëolfsgruber, autobusi po udhëtonte nga Kosova për në Hanover. “Këta janë turistë që padyshim vijnë nga Kosova.

Menjëherë pas aksidentit, në vendin e ngjarjes shkuan Brigadat e zjarrëfikësve dhe rreth 60 vullnetarë me tetë automjete, ndërsa Kryqi i Kuq dërgoi në vendin e ngjarjes 50 ndihmës dhe 14 automjete.

Siç raportohet, autobusi i aksidentuar është i kompanisë “Armendi” nga Gjakova.