Oliver Glasner i ktheu një titull evropian Eintrach Frankfurt, 42 vjet pas suksesit të tyre të fundit.
Trajneri austriak ishte euforik për arritjen me skuadrën gjermane, përcjell GazetaBlic Sport.
“Kemi luajtur 13 ndeshje në këtë kompeticion dhe nuk kemi humbur. Nuk kam fjalë për të përshkruar sjelljen e lojtarëve të mi. Edhe një herë, ne dhamë gjithçka, hodhëm të gjitha energjitë tona në fushë. Ishte e mahnitshme. Tani le të festojmë disa ditë. Ne e kemi fituar këtë të drejtë”, u gëzua 47-vjeçari.



