Dhomat e Specializuara i kanë shpallur fajtor ish-udhëheqësit e OVL e UÇK-së, Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn.
Të njëjtit u shpallën fajtorë për publikimin e dokumenteve të Speciales dhe u dënuan me nga katër vjet e gjysmë burgim e dënim me gjobë prej 100 eurove.
Lidhur me këtë pati reagime të shumta dhe një të tillë së fundmi e bëri edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi.
Kjo e fundit shpërndau një fotografi të tyre teksa shtoi: “Ju që e votuat gjykatën speciale ju thaftë dora”.