Donjeta Sadiku, boksierja kosovare garon sot në gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror “Stamboll 2022”, në kategorinë -60 kg.
Ajo do të përballet me boksieren amerikane, Shakiyla Rashida Ellis, e cila ishte medaliste e bronztë e botës 2019, përcjell GazetaBlic Sport.
Kujtojmë se Sadiku tashmë ka siguruar medalje për Kosovën, megjithatë po synon për të artën.
Meçi i Donjeta Sadikut ka filluar, kurse në linkun e mëposhtëm mund ta shikoni:


