Sporti

Jo vetëm Perisic, edhe një super lojtar mund të largohet nga Interi për shkak të problemeve financiare

05/18/2022 16:27
nga:L J

Fati i Ivan Perisic te Interi është aktualisht më i pasigurt se kurrë.

Ai ka kontratë deri në fund të sezonit, pra pak më shumë se dy muaj dhe nëse nuk vazhdon me Interin, ka të drejtë të shkojë në çdo klub me të cilin arrin marrëveshje.

Mediat italiane raportojnë prej ditësh për të ardhmen e tij. Së fundmi ka pasur informacione se Perisic do të nënshkruajë për Chelsean si lojtar i lirë dhe se tashmë ka rënë dakord për gjithçka me klubin londinez, por që atëherë nuk ka pasur ndonjë përparim serioz në këtë drejtim. Mirëpo, ndërkohë në histori ka hyrë edhe një tjetër klub, rivali i Interit, Juventusi, i cili tashmë, të paktën sipas mediave italiane, është kandidati i parë për të sjellë Perisic.

Sot Gazzetta dello Sport dhe Corriere dello Sport shkruajnë për verën që e pret Interin për transferimet e lojtarëve dhe theksojnë se Perisic nuk është i vetmi që mund të largohet. Përveç tij, të paktën një yll tjetër i madh duhet të largohet nga klubi. Megjithatë, arsyeja e largimit nuk është e njëjtë në të dyja rastet.

Perisic do të largohej nga klubi sepse Interi nuk mund ose nuk dëshiron t’i japë atij një ofertë.

Ndërkohë, Alessandro Bastoni, Nicolo Barella, Milan Skriniar dhe Denzel Dumfries janë katër yjet e ekipi dhe njëri nga ta pritet të sakrifikohet. Ata do të largoheshin vetëm nëse Inter merr ndonjë ofertë serioze. Kjo do të thotë, një prej tyre do të sakrifikohej për të mbajtur në ekuilibër financat e klubit.

Tani për tani shkruhet se i sakrifikuari do të jetë Bastoni.

/GazetaBlic Sport