I pranishëm në Sevilla për finalen e Europa League ndërmjet Eintracht dhe Rangers, presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin foli për kompeticionin që po rritet gjithnjë e më shumë.
“Qyteti i mrekullueshëm Andaluzian është i njohur për klimën e tij të butë, mikpritjen dhe një origjinë krenare futbolli. Legjenda thotë se është themeluar nga të fuqishmit. Ne presim asgjë më pak se një performancë heroike nga të dy finalistët, ndërsa një sezonit spektakolar po i afrohe fundi”, tha Ceferin për mediat ndërkombëtare.
Stadiumi Ramon Sanchez-Pizjuan nuk është i panjohur për ndeshjet e profilit të lartë, pasi ka pritur finalen e Kupës Evropiane në 1986.
“Kam besim se të dyja skuadrat dhe tifozët e tyre do të jenë në krye dhe do të na ofrojnë një natë tjetër për t’u kujtuar për shumë vite në vijim”, tha Ceferin.
“Këtë sezon, UEFA Europa League ka qenë befasuese me shumë skuadra të shquara dhe rikthime spektakolare, duke demonstruar edhe një herë një rritje mbresëlënëse të kompeticionit”, përrfundoi i pari i UEFA’s.
/GazetaBlic Sport


